Ajo është një përkthyese shumë e aftë, e cila sapo ka sjellë në shqip romanin “Babeli”, nga Jan De Leeuw. Bëhet fjalë për Mimoza Dinon, e cila krahas profesionit si filologe dhe përkthyese është dhe bashkëshortja e një artisti shumë kontravers, Robert Aliaj Dragot.
Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu jetën e saj me Robertin, si bashkëshorte dhe si nënë e dy fëmijëve, Gala dhe Kristi.
“Unë e kam lënë Shqipërinë në vitin 1991 dhe kjo ka një arsye tjetër objektive, njohja me Robertin. Ne u lidhëm dhe u dashuruam dhe unë do të ndiqja edhe vullnetin e tij dhe propozimi i tij ishte për t’u larguar. Ndryshe nga unë, ai nuk kishte patur një rini të lehtë. Roberti ishte shumë ëndërrimtar dhe antiqeveritar. Ai kishte guxuar gjithmonë kundër asaj epoke dhe në një koncert recital në Elbasan ai nuk u përmbajt dhe foli për demokracinë dhe aty ndodhi një katastrofë, njerëzit të entuziazmuar shkatërruan stolat dhe për këtë fajtor u shpall Roberti. Me presione nga sigurimi një natë u mbaj i arrestuar dhe kjo ishte arsyeja kryesore për të lënë Shqipërinë. Si fillim u vendosëm në Greqi dhe pas 5 vitesh u larguam në Belgjikë.
idhja jonë pati shumë vështirësi, por fundi ishte i lumtur, ne prej 27 vitesh kemi krijuar familje. Kur e kam njohur unë Robertin kishin filluar t’i binin flokët dhe kur ikëm në Greqi ai i qethi flokët dhe nuk i ka ndryshuar më që atëherë. Roberti më ka përfshirë gjithmonë në orbitën e tij dhe pa e kuptuar unë kam thënë gjithmonë po pa qenë e bindur dhe i kam shkuar pas jo si shenjë nënshtrimi, por respekti. Unë e adhuroj personalitetin e tij dhe do doja të mbetej ashtu siç është, dua të më dojë dhe flirtojë ashtu siç bën tani. Ai vazhdon të mbetet siç ka qenë e ri”, tha Dine.