November 25, 2024

Sadri Abazi fyen deputeten e PD në komision: Pusho ti moj…

Në komisionin e Integrimit sot është ndezur një debat midis deputetit socialist Sadri Abazi dhe deputetes së PD, Grida Duma.

Teksa raportonte z.kryeministrja Senida Mesi, Duma ishte duke diskutuar me kolegët e saj, Genc Pollon dhe Bledi Çuçin, ç’ka duket se i ka gërvishur nervat Abazit. Pa kurrfarë etike, Abazi e ka urdhëruar deputen të pushojë. Ja debati mes tyre:

Sadri Abazi: Pusho ti moj se nuk do të të dëgjojmë ty!

Duma: Çfarë ke!? Kujdes kur flet!

Abazi: Kujdes unë!!!

Duma: Rri urtë, ule zërin.

Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash.

Pollo: Ngrije sa të duash, por mbaje mbyll.

Duma: Kujdes me mua se e sheh pastaj.

Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon. Se s’komunikon me mua.

Duma: Kujdes kur flet!

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com