November 26, 2024

Ambasada e SHBA në Tiranë: Rusia të marrë përsipër përgjegjësinë

Pas dëbimeve që SHBA i ka bërë diplomatëve rusë në të gjithë frontin perëndimor ka reaguar sërish sot Ambasada amerikane në Tiranë.

Në mesazhin e përcjellë sot publikisht në rrjetet sociale, ambasada shprehet:

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare.”

Dje, Shqipëria dëboi dy diplomatë rusë, Vladislav Filipovin, atashe ushatarak dhe Alexey Nikolaevich Balashovi, sekretar i parë i Ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Dëbimi i diplomatëve rusë, 137 deri më sot nga 23 vende, ka ardhur pas incidentit të rëndë në Salisbyru të Britanisë së Madhe, helmimit me agjentë kimikë të një ish-spiuni rus dhe vajzës së tij.

Facebook Comments

MineralHygienics.com