November 23, 2024

Rrudhat jo me. Kjo recetë natyrale do ju vijë në ndihmë

Kujdesi për fytyrën duhet të jetë primarë për çdo vajzë.

E kush nuk do të donte që të shkonte minimumi një herë në javë në një qendër estetike dhë të bënte trajtimet më të mira për lëkurën? Pa dyshim të gjitha, por fatkeqësisht ato kushtojnë dhe jo çdo vajzë I ka mundësitë ekonomike. Megjithatë kjo nuk do të thotë që s’ duhet te trajtoni lëkurën e fytyrës. Për këtë arsye ne kemi vendosur që t’ju sjellim një maskë shumë të thjeshtë me vetëm një produkt: karrotën.

Karotat janë tejet të rëndësishme për lëkurën e fytyrës suaj. Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini ne rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Një metodë tjetër efikase është dhe shplarja në mëngjes dhe në mbrëmje e lëkurës me lëng karote.

Facebook Comments

MineralHygienics.com