November 25, 2024

Vrasja e hajdutit në Fier edhe babai i dënuar për grabitje

Nje video e rende po qarkullon ne internet, ne te cilen duket e dashura e Xhuljano Sollakut, 20 vjeçarit te vrare gjatë përplasjes me armë me policinë ne Fier.

Ai bashkë me tre shokët e tij sulmuan një shtëpi për ta grabitur. Djali është nga Labinoti i Elbasanit.

Familjarët jane të tronditur. Ata sapo kishin marrë lajmin se i vrari në Fier ishte njeriu i tyre gratë nisën të vajtonin

Siç shikoni dhe nga pamjet ne foto, njërës nga gratë e shtëpisë, që thuhet se eshte e dashura e Sollakut, i bie të fikët në rruge pasi qan me denese dhe shkul floket.

Ata nuk dinin asgjë se ku ndodhej 20-vjecari dhe kjo ngjarje ishte tronditje.

Policia ka njoftuar me heret se pas hetimeve u identifikua viktima Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Katund i Ri, Elbasan.

Aktualisht prindërit e viktimës nuk ndodhen në Elbasan, ndërsa mësohet se janë nisur nga Greqia, atje ku jetojnë prej vitesh. Edhe babai i viktimës, është person me precedent penal, pasi ka kryer një dënim për grabitje jashtë vendit.

Sollaku, sëbashku me 3 persona të tjerë të gjithë të maskuar e të armatosur, tentuan që të grabisnin banesën e Minella Muçi, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit. Por ata u përballën me efektivët e policisë, të cilët me t’u njoftuar nga 68-vjeçari Muçi shkuan në vendngjarje. Autorët hapën zjarr dhe policia iu kundërpërgjigj.

Për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Sollaku dhe u plagos grabitësi tjetër, 33-vjeçari Arben Muça. Ky i fundit ndodhet në spital. Ndërsa dy grabitësit e tjerë mundën të largoheshin dhe puna për kapjen e tyre vijon.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com