November 25, 2024

LRI protestë para Ministrisë së Arsimit

LRI organizoi përpara Ministrisë së Arsimit një protestë kundër përhapjes së drograve në shkolla. Qindra protestues mbanin banderola në të cilat thuhej: “Duam Libra, Jo Drogë. Gjatë falës së saj në këtë protestë, Kryetarja e LRI Floida Kërpaçi tha se kërkojmë nga Ministria e Arsimit me gjithë mekanizmat e saj të ndërveprojë që në shkolla të ketë siguri dhe kontrolle.

“Shkolla të jetë një institucion ku prodhohet dije dhe jo të shitet drogë.  Drogën, konçensionet le t’i mbajnë pushtetarët dhe të largohen nga Shqipëria.

Të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë duan të rrinë në Shqipëri, të bejnë jetën e tyre këtu dhe duhet t’ua sigurojmë këtë gjë”, tha ajo.

Ndërkohë dhe Nënkryetari i LRI Klevi Pojana u shpreh se në shkollat dhe gjimnazet shqiptare sot hashashi është bërë një element i ditës.

“Në korridore, oborret e gjimnazeve sot konsumohet jo vetëm cigare por dhe hashash dhe lëndë të tjera narkotike sepse kjo qeveri nuk mendon për të rinjtë e për qytetarët por vetëm për veten  dhe miqtë oligarkë të saj”, tha ai.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com