Vazhdojnë rrjedhjet në LSI. Këtë herë këshilltarët e bashkisë Pukë i janë bashkuar Partisë Socialiste.
Në një njoftim për mediat, bashkia e Pukës njofton se janë dy këshilltarë të LSI që i bashkohën PS, Ndue Lala dhe Artan Lazri.
Ata e lidhën largimin e tyre me bashkëpunimin që LSI po bën me PD. Ndërsa akuzuan LSI si penguese te zhvillimeve për qytetin veriore.
Këshilltarët Lala e Lazri nihen si pjesë e kupolës së LSI në Pukë, ndërsa ata mbanin peshen kryesore të kësaj force politike në njësit administrative Gjegjan e Luf-Qerret.