Debatit të skenës politike i është shtuar edhe historia e Vetingut dhe pasurisë së gjygjatëve apo politikanëve. Kryeredaktori i Gazeta Shqiptare, Erl Murat i ftuar në “360Gradë” në Ora News tha dje se një ish-kryeministër që ka 13 vite pa punë shëtit me fuoristradë 90 mijë euro dhe blen ende prona.
“Duhet vetting për politikanët në radhë të parë. Kush do e bëjë këtë vetting? Edhe këta zyrtarët që janë arrestuar janë të gjithë për shpërdorim detyre dhe asnjë për korrupsion. Kjo është kryevepra penale” th ai.
“Një ish-kryeministër që ka 13 vjet pa punë dhe shëtit me një fuoristradë 90 mijë euro dhe nuk del një prokuror t’i thotë se ku i gjete paratë dhe nëse nuk i justifikon t’i sekuestrohet. Nuk po them që të arrestohen, por t’i sekuestrohen. Nuk po them që të shkojnë në burg ish-kryeministrat”, tha Murati duke mos permendur emrin e ish kryeministrit për të cilin po fliste
Ka 13 vjet i papunë dhe vazhdon e blen prona. Policia është pjesa më e mirë e administratës sepse ke qindra të vrarë në 27 vite dhe nuk ke asnjë prokuror. Nëse Arta Marku nuk sekuestron pasuritë e politikanëve, atëherë nuk ka bërë asgjë, tha Murati gjate debatit.