November 25, 2024

Meta: Burrat nuk kanë përkushtim shembullor ndaj punës, si gratë

Presidenti Ilir Meta ‘i ka hidhëruar” deri diku sot, bashkëpunëtorët e tij, pasi ka deklaruar shprehimisht se përkushtimin shembullor që kanë pasur ndaj punës, gratë që kanë punuar me të, nuk e kanë pasur burrat.

Meta i ka drejtuar kësisoj edhe një apel gjithë shoqërisë që të respektojë më shumë liritë dhe të drejtat e grave nga forumi “Gratë në shërbimin publik, zbatimi i të drejtave, realitetet dhe sfidat në vendimmarrje”, ku shprehimisht tha:

“Personalisht kam qënë me shumë fat që gjatë eksperiencësh sime të gjatë në karrierën politike kam punuar dhe bashkëpunuar me shumë gra dhe vajza me integritet profesional dhe me një përkushtim shembullor për përgjegjësitë e tyre, mjaft superior në raport me burrat. Duhet ta pranojmë me sinqeritet që këtë aftësi nuk e kanë pasur shumë nga bashkëpunëtorët e mi burra, – vuri në dukje kreu i shtetit.

Reforma në administratën publike ka një rëndësi madhore jo vetëm si një detyrë shtëpie përsa i procesit të integrimit në BE, por mbi të gjitha se i shërben memories institucionale dhe i shërben shtetit të së drejtës.  Investimi në administratën publike të depolitizuar dhe profesionale duhet të jetë prioritet numër një dhe përmirësimi i saj duhet të jetë sfida e përditshme e mirëqënies.

Në diskurjen tonë të ekzagjeruar politik dhe në mjedisin tonë social me doza maskiliste nuk është e lehtë për një zonjë , një nënë në karrierë të angazhohet në jetën politike apo në shërbimin publik pa ceduar nga përgjegjësitë dhe barrën familjare që ka ndaj abshkëshortit dhe fëmijëve.

Duke shfrytëzuar rastin, më lejoni të bëj një apel për institucionet, shoqërinë civile, botën akademike, mediat apo sektorin privat , biznesit, t’i japin më shumë prioritet në punën e tyre respektimit të të drejtave dhe lirive për gratë e vajzat e sidomos të kontribuojnë në fuqizimin social e ekonomik të tyre,” nënvizoi Presidenti Meta.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com