November 25, 2024

Prokuroria kërkon paraburgim për deputetët e Vetëvendosjes

Pas vendosjes së masës së ndalimit për 24 orë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Prokuroria ka kërkuar që të njëjtëve tu caktohet masa e paraburgimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu.

“Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit për deputetët e Vetëvendosjes, të cilët dyshohet sa kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit gjatë ditës së djeshme”, ka thënë Lutfiu.

Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla janë deputetët e VV-së të arrestuar të mërkurën në seancën e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com