December 22, 2024

Inceneratori i Tiranës çdo ditë ‘gëlltit’ miliona lekë, Veliaj duhet te dale para drejtesise- Albana Vokshi

Albana Vokshi eshte shprehur be lidhje me kercenimet e Veliaj ndaj gazetares Ola Xama:

Të papranueshme, të dënueshme kërcënimet e vazhdueshme të Erion Velisë, ndaj cdo gazetari që ka kurajon të denoncojë me fakte, aferat e tij korruptive!Pas kërcënimeve, shantazheve, përndjekjeve, ndërhyrjeve për pushim nga puna, mbylljes së emisioneve, hapjes së proceseve gjyqësore, dje, Erjon Veliaj, guxoi të kërcënojë gazetaren e spikatur me investigimet e saj, Ola Xama pas një shkrimi të saj që tregon, bazuar në dokumente zyrtare, kush ka qenë iniciatori, kërkuesi (me insistim), dhe autori i inceneratorit të Tiranës.E njëjta tentativë për mbylljen e gojës, direkt apo përmes pronarëve të mediave, e bërë më herët ndaj gazëtarëve kurajozë: Alida Tota, Artan Rama, Beti Njuma, Bledian Koka e sa e sa të tjerëve, që mund të mos kenë bërë zë nga frika e humbjes së vendit të punës.Sa kohë të ketë gazetarë profesionistë, që nuk bëjnë kompromise me të vërtetën, Erjon Veliaj:– nuk do mund të fshehë dot të vërtetën e hapjes së landfillit të vdekjes e të skllavërimit ku humbi jetën Ardit Gjoklaj (denoncimet në media ngrenë dyshimet që në atë landfill kanë humbur jetën edhe gra, nëna me fëmijë, familjarëve të të cilave Veliaj ju bleu heshtjen me para) e ku qytetarët punonin ilegalisht e pa asnjë standart;– nuk do mund të fshehë dot aferën e inceneratorit fantazëm të Tiranës që si një gropë e zezë gëlltit cdo ditë miliona lekë të taksave tona;– nuk do të mund të fshehë dot të vërtetat e hidhura të vjedhjes së parave të arsimit; shembjen kriminale të disa shkollave të padëmtuara duke lënë dhjetëra mijëra nxëxës të mësojnë në disa turne e mijëra prindër që shoqërojnë fëmijet, pa punë;– nuk do të mund të fshehë dot mashtrimet e shumta dhe abuzimet me paratë e tiranasve.Erion Veliaj është kërcënim për mendimin e lirë, për fjalën e lirë e është i gatshëm të përdorë cdo mjet mafjoz për të mbyllur gojën e fshehur disa të verteta.SPAK ka për detyrë të hetojë Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, për shpërdorim detyre dhe për pengimin e të drejtës për tu shprehur e të informimit të publikut.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com