May 3, 2024

Propaganda e Veliaj nuk rresht dhe peshtiroset nga dita ne dite

Nuk na zhgënjeu as gjatë kësaj gjendje të Fatkeqësisë Natyrore, Lali Eri. I pështirë deri në fund. I pështirë dhe injorant. Tamam si tek ajo video ku Rama i kërciti dhëmbët pse nuk kishte lyer muret e një pallati pas tërmetit, duke dashur të bëjë rolin e shërbëtorit të mirë, Erioni i bashkisë ka arritur kulmin e radhës në një nga postimet e veta.

Në kohën e diskutimeve për paketën social-ekonomike të qeverisë në ndihmë të biznesit të vogël, Lali Leku ka menduar të japë idenë e vet gjeniale për ata që pretendojnë që qeveria duhet të mendojë edhe për biznesin e madh. Ai ka postuar sot listën e makinave luksoze që gjenden në Tiranë dhe duke dashur të luajë rolin e liderit me dorë të hekurt (imagjinoni pak Erionin lider dhe me dorë të hekurt për më tepër), ka vënë poshtë kësaj liste këtë shënim: “Nëse je biznes VIP, s’ka sens t’i kërkosh qeverisë fitim të munguar në luftë! Shit makinën! Ndihmat janë për punëtorët që të bënë të pasur!

Me te drejte Pamfleti pyet: Kush dreqin i këshillon këta udhëheqësit tanë!

Facebook Comments

MineralHygienics.com