May 4, 2024

Del kenga “Ti nuk do ecesh kurre vetem” kushtuar Kapitenit Tom Moore

Kapiteni anglez dhe veteran i Luftes se 2te Boterore, Tom Moore, ka rreth dy jave qe ka filluar te mbledhe ndihma financiare për shoqatat bamirëse te sistemit shendetesor publik anglez, NHS për të ndihmuar mjekët dhe infermieret e vijës së përparme të luftojnë pandeminë koronavirus, e cila ka vrarë mbi 15 mije persona në Mbretërinë e Bashkuar.

Fillimisht ai priste të mblidhte vetem 1.000 £ duke plotësuar 100 xhiro të kopshtit të tij para 100 vjetorit të tij ne 30 Prill.

Ai e mbaroi ecjen para planifikimit të enjten – pasi e nisi më 13 prill – dhe ka mundur te mbledhe më shumë se një milion dhe tani shuma ka arritur fondin që kap vlerën e 22 milion £.

Pasi kapi zemrat e kombit, ai bashkoi forcat me kengetarin Michael Ball për të krijuar versionin e tyre të kenges You Will Never Walk Alone. Dyshja regjistruan duetin e melodisë origjinale te Rodgers dhe Hammerstein të vitit 1945, i cili është bërë një himn për stafin mjekësor gjatë pandemisë, duke paraqitur Korin nga anetaret e NHS.

Tashmë kenga është ngjitur në majën e grafikut të iTunes përpara 100 vjetorit të lindjes së veteranit të Luftës së Dytë Botërore, më 30 Prill.

Facebook Comments

MineralHygienics.com