December 22, 2024

Fshihen kontratat dhe fondet dhe ne kohen e corona virusit

Ditën e premte datë 3 prill, konform Aktit Normativ të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë 3 procedura pa tender, për blerje kite, pastrim mbetjesh mjekësore që dalin gjatë shërbimit ndaj pacientëve me “COVID” dhe instalim-rakordim pajisjesh mjekësore, për këtë shërbim.

Nuk e kemi fjalën, se përse këto tendera i kanë marrë 3 klientë të qeverisë, njeri aksionar banke e pronar mediash; njeri drejtues pushteti në “rilindje” e tjetri pjesë e “zinxhirit” të bizneseve të Vilma Nushit.

Nëse procedura është bërë pa garë, sepse kështu e përcakton ligji për emergjencat; skandal në këto 3 paketa financiare emergjence; janë 3 veprime të paligjshme, që qeveria ka bërë në procedurat dhe publikimin e tyre.

  1. Në të 3 VKM nr. 272, VKM nr. 273 e VKM nr. 274, datë 3 prill 2020, nuk është përcakaur vlera financiare e çdo procedure prokurimi, por vetëm objektet e blerje-shërbimit dhe emrat e firmave që u janë dhënë këto kontrata.
  2. Në fund të çdo vendimi qeverie, të firmosur nga kryeministri Edi Rama, thuhet: – “Kontrata e lidhur, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe firmës së përzgjedhur, pasqyrohet në tekstin e publikuar, bashkëlidhur këtij vendimi”.

Por në “Fletore Zyrtare”, nuk janë publikuar kontratat me vlerat dhe kushtet e tyre; që ministrja Ogerta Manastirliu, i ka lidhur me 3 firmat e caktuara nga kryeministri Rama, të cilat janë: Firma “O.E.S DISTRIMED”; firma “ECO RICIKLIM” dhe firma “TBS-96”.

Per me shume lexoni te Pamfleti

Facebook Comments

MineralHygienics.com