December 23, 2024

Veza që theu rekordin në Instagram

Vetëm brenda pak orësh, postimi në një fotoje me sfond të bardhë dhe në mes ishte një vezë, arriti të thyente rekordin e Instagram si fotoja më e pëlqyer në botë. Rekord i cili mbahej nga Kylie Jenner.

Brenda një ditë, veza arriti të kishte mbi 18 milionë pëlqime (në këto momente ka
52,340,424 pëlqime).

Por pasi u bë fotoja më e pëlqyer, veza filloi të krisej dhe mesa duket kjo është një taktikë e mirë nga personat që menaxhojnë faqen. Krisja e vezës ka të bëjë me presionin e madh të rrjteve sociale.

Në video veza u drejtohet ndjekësve më fjalët: “Nëse edhe ju vuani nga e njëjta gjë, flisni me dikë”.

Personat që menaxhojnë faqen kanë hapur një uebsajt (website):  www.talkingegg.com  dhe ata që vuajnë nga presioni i rrjeteve sociale mund të marrin këshillimin e duhur.

Facebook Comments

MineralHygienics.com