April 26, 2024

PD ndryshon strategjinë e protestave, i “djeg” planin Gramoz Ruçit

Mobilizimi brenda disa orësh i protestës së ditës së djeshme, pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi anuloi seancën e së enjtes, për ta zhvilluar të martën (dje), ka bërë që opozita të nisë një strategji të re për organizimin e tubimeve.

Opozita deklaroi dje se Ruçi anuloi seancën të enjten, me qëllim që të shmangte protestën e paralajmëruar nga ana e opozitës së bashkuar më 28, paralelisht kur do të niste edhe seanca.

Në këto kushte, mësohet se PD ka vendosur që qytetarët të thirren në protestë sa herë të ketë seanca plenare.

Ndërkohë, protesta e paralajmëruar më 28 shkurt u anulua dhe të radhës do të organizohen para godinës së parlamentit, në varësi të seancave që do të zhvillohen dhe do të vendosë Ruçi.

Kujtojmë se anulimi i seancës për këtë të enjte dhe zhvillimi i saj u vendos dje në Konferencën e Kryetarëve me vendim të mazhorancës, ndërsa e njëjta strategji u përdor edhe javën e shkuar, kur në faqen online të parlamentit, shfaqej rendi i ditës, por jo ora.

Disa orë më vonë, kryetari Ruçi e anuloi me pretendimin se ishte informuar për dhunë, informacion që rezultoi një alarm fals, pasi protesta nisi dhe përfundoi në mënyrë krejt paqësore.

Facebook Comments

MineralHygienics.com