April 27, 2024

Mbyllen hetimet për Tahirin, prokuroria çon dosjen në gjykatë

Pas më shumë se dy vite, Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prokuroria ka dërguar sot për gjykim dosjen e ish-ministrit dhe nesër në orën 13.00 ai do të njihet me akuzat e ngritura ndaj tij, i hetuar prej dy vitesh për përfshirje në trafikun e drogës me grupin kriminal ‘Habilaj’.

Mësohet se bashkë me Tahirin janë marrë të pandehur edhe 3 ish zyrtarë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Sokol Bode dhe Gjergji  Kohila, aktualisht të tre në arrati dhe sot prokuroria do t’u njoftojë avokatëve përkatës akuzat.

Kujtojmë se hetimet për ish-ministrin Tahiri janë shtyrë tri herë, ndërsa  më 11 shkurt gjykata vendosi kërkesën e tij për mos zgjatjen e tyre.

Tahiri ka këmbëngulur vazhdimisht për pafajësi, megjithatë prokuroria duket se ka arritur në konkluzionin se ai duhet të përgjigjet para drejtësisë për disa akuza, që pritet të bëhen publike nesër.

Facebook Comments

MineralHygienics.com