April 26, 2024

Basha një ditë pas protestës: Udhëtimi drejt Evropës përmes sakrificash

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pas protestës që zgjati rreth tre orë pasditen e djeshme para parlamentit, teksa mazhoranca zhvillonte seancën plenare.

Basha poston foto nga protesta e djeshme dhe apelon të gjithë qytetarët se kjo betejë do të përfundojë vetëm me largimin e Edi Ramës.

“Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve!
Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurt drejt mirëqenies për njerëzit!”, shkruan Basha.

Facebook Comments

MineralHygienics.com