Orizi është një burim vlerash ushqimore dhe fibrash që bashkuar me salmonin krijon një shije unike në pjatë
Mos rrini pa e provuar!
Nevojiten:
– 250 g oriz, – 500 g fileta salmoni, – një lugë xhenxhefil të grirë, – 2 dl krem-ajke, – një qepë, – një thelb hudhre, – 4 lugë majdanoz të grirë, – 2 lugë vaj, – kripë, – piper.
Përgatitja:
Orizin zieni në temperaturë mesatare derisa të zbutet, ndërkaq në tigan fërgoni filetat e salmonit nga disa minuta nga të dy anët, pastaj vendosni në pjatë.
Në të njëjtin tigan fërgoni xhenxhefilin e grirë, qepën dhe hudhrën, qitni kremin e ajkës, kripë, nxeheni derisa të vlojë, ktheni filetat, mbulojeni me kapak dhe zieni edhe dhjetë minuta.
Në fund përzieni majdanozin, hiqeni nga zjarri dhe shërbejeni sipër orizit të zier të cilin e keni zbukuruar me qepën e fërguar, sipas dëshirës edhe me sallatë.