Reshje dëbore janë regjistruar mëngjesin e sotëm edhe në Durrës. Kjo hera e tretë brenda pak muajsh që qyteti bregdetar preket nga bora. Kjo situatë ka shkaktuar edhe disa probleme të vogla në qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, reshje dëbore raportohen gjithashtu në verilindje dhe juglindje të vendit. Qarku i Dibrës dhe i Korçës janë ‘zbardhur’ mëngjesin e sotëm, por deri më tani nuk raportohet për probleme.