December 23, 2024

Reagojnë zyrtarët e PD dhe LSI: Çfarë do thotë tani OSBE?

Zyrtarët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë reaguar pas transmetimit nga ‘Rai2’ në Itali, të një kronike me një trafikant shqiptar në Shijak, i cili tregonte se si transportohet kanabisi përtej Adriatikut dhe paratë e fituara përdoren për të blerë zgjedhjet në Shqipëri.

“Një kronikë kushtuar narkoshtetit shqiptar”, e konsideron ish-kryeministri Sali Berisha raportimin e televizionit italian.

“Televizioni shtetëror Rai2 ka bërë një raportim nga Shqipëria dhe narkoshteti i saj i ndertuar mbi blerjen e votes me parate e dorges. Ai tregon për biznesin e drogës mes Italisë dhe Shqiperisë. Por gazetari italian zbuloi edhe një detaj nga grosisti shqiptar i marijuanës, i cili pohoi se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota”, shkruan Berisha.

Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili ka reaguar për lajmin: “Mirënjohje RAI 2 dhe pushteti i horrave i Edi Ramës!”

Vasili thotë se është në pritje të reagimit të OSBE-së, organizatës që merret me monitorimin e zgjedhjeve dhe që së fundmi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare.

“Pas kësaj video të RAI 2, që tregon si janë blerë dhe si do blihen zgjedhjet, po pres OSBE në Tiranë, që ta shohë edhe ta lexojë se ç’thonë horrat për zgjedhjet që janë blerë dhe që keta i kanë quajtur të rregullta. Këto zgjedhje të blera prodhojnë pushtete horrash si ky i Edi Ramës”, shprehet Vasili.

Facebook Comments

MineralHygienics.com