December 23, 2024

Mandatet/ Përfaqësuesi i PS ‘djeg’ Blushin dhe Bojaxhiun

Lënia e mandateve nga deputetët e opozitës ka hapur ‘oreksin’ e partive të tjera, që pretendojnë të zënë 56 vendet e mbetura bosh. I pari që shprehu gatishmëri të plotë ishte Gjergj Bojaxhi, ish drejtuesi politik i partisë ‘Sfida për Shqipërinë’, por edhe parti të tjera të vogla kanë nisur të lëvizin. Megjithatë, përfaqësuesi  ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji është shprehur se partitë nën pragun e 3% nuk gëzojnë mandatet e ‘djegura’.

“Ligji e ka përcaktuar qartë që për të marrë mandatin duhet kaluar pragun e 3%. Partitë që nuk e kanë kaluar këtë prag nuk mund të pretendojnë për mandate”, deklaroi Salianji në A2 News.

Referuar të dhënave te KQZ-së, PDIU ka kaluar pragun pasi ka marrë 4,81%, por praktikisht kjo parti nuk përfiton asgjë, pasi tre deputetët e saj nuk kanë firmosur dorëzimin e mandatit. ‘Libra’ e drejtuar nga Ben Blushi në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, mori në total 1,25% (19.806 vota), ‘Sfida’ e Bojaxhiut arriti të siguronte 0,22% (3.546 vota) në rang kombëtar, larg pragut 3%.

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, shtoi se procesi i shqyrtimit të dokumentave doreheqjeve te deputeteve të opozitës mund të marre kohe: “Do të paraqitet një listë me 12 deputetë që do të pyeten nga Kuvendi, lista po u refuzua do të shkojë në KQZ, dhe do të kalojnë 30 ditë vetëm për këtë listë dhe më pas do të vijë lista e dytë, e tretë deri në shterim të listës”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com