December 23, 2024

’Le Temp’ artikull për Shqipërinë: Qytetarët denoncojnë regjimin autoritar

Gazeta franceze ‘Le Temp’ ka përmbledhur në një artikull situatën politike në disa vende të Ballkanit, ndërsa një hapësirë të konsiderueshme i ka dhënë asaj që po ndodh në Shqipëri.

Gazeta përshkruan protestën e studentëve, si një lëvizje kundër reformës së arsimit të lartë e kërkuar nga qeveria e Edi Ramës, duke u ndalur te ajo aktuale, protesta e opozitës, pas vendimit për djegien e mandateve.

“Shqipëria, Serbia, Mali i Zi … Një valë proteste e paparë është duke u përhapur në të gjitha vendet e Ballkanit. Kudo, qytetarët denoncojnë regjimet autoritare, klientelistët dhe të korruptuarit”, nis artikulli.

Më shumë nga artikulli:  

Mobilizimi i studentëve në Shqipëri

Në Shqipëri, studentët janë mobilizuar që nga fillimi i dhjetorit kundër reformës së arsimit të lartë të kërkuar nga qeveria e Edi Ramës. Ata denoncuan konkurrencën midis universiteteve dhe tashmë kanë marrë rritjen e tarifave të shkollimit.

Për pasojë, më 28 dhjetor, Edi Rama shkarkoi gjysmën e qeverisë së tij dhe tani përballet me mobilizimin e opozitës, e cila organizoi një miting masiv të shtunën, shoqëruar me akte dhune.

Të enjten, anëtarët e Partisë Demokratike (PD), të shoqëruar nga mijëra mbështetës, arritën të  dorëzonin edhe dorëheqjen e tyre kolektive me djegien e mandateve.

Nuk dua të emigroj!”

Ndërkohë që të gjitha vendet e rajonit mbeten të goditura nga papunësia masive strukturore dhe një eksod i vazhdueshëm i fuqisë punëtore, të diplomuarve të rinj dhe punëtorëve të kualifikuar – në vendet perëndimore, shumë demonstrues shfaqën në rrugët e Tiranës, Beogradit apo Podgoricës tabelat me mesazhin “Unë nuk dua të emigroj!”.

Asnjë përgjigje për këtë sfidë sociale dhe ekonomike.

Bashkimi Evropian është kapur në befasi nga kjo valë protestash, ndërkohë që politika e saj për vite ka qenë ruajtja e “stabilitetit” të Ballkanit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com