May 19, 2024

Era e fortë shkakton kaos në veri të vendit, tre kamionë përmbysen në rrugë

Moti i ftohtë dhe erërat e fuqishme në disa zona në veri të vendit kanë shkaktuar rrëzimin e tre kamionëve.

Rasi i parë u shënua në urën e Milotit, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Ndërkohë, një tjetër makinë transporti është përmbysur si pasojë e erës së fortë, në rrugën nacionale në Pukë.

Gjithashtu në Mamurras, në urën pas Tapizës, është rrëzuar një tjetër kamion.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Video Player

00:00
00:33

Facebook Comments

MineralHygienics.com