December 22, 2024

“Dopietë” medaljesh të arta, Majlinda Kelmendi triumfon në Gjermani

Xhudistja e njohur nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka triumfuar në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, duke fituar medaljen e dytë të artë për vitin 2019.

Kampionia Olimpike mposhti Sosorbaram Lkhagvasuren të Mongolisë. Në gjysmëfinale mundi medalisten e argjendtë të Lojërave Olimpike “Rio 2016”, italianen Odette Giuffrida.

Para saj kaloi edhe medalisten tjetër të argjendtë nga Rio 2016, por në kategorinë -48 kg, Bokyeong Jeong (Korea e Jugut).

Në rrethin e dytë dhe të tretë (rrethin e parë e kaloi pa duel), Majlinda mposhti Verena Thumm të Gjermanisë dhe Eleudis Valentim të Brazilit.

Kelmendi fitoi 1000 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Për të është medalja e dytë e artë këtë vit, pas asaj të fituar muajin e kaluar në Grand Prixin e Tel Avivit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com