May 3, 2024

Basha/“Mos të harxhojmë asnjë minutë”,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar në mbledhjen e kryesisë që të mos harxhohet asnjë minutë kot, por të ngrihen grupet e punës, pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të jenë mbrapa dere.

Tre pika janë parashikuar në rendin e ditës, dhe e para që është hedhur për diskutim ka qenë aksioni politik i demokratëve pas dorëzimit të mandateve parlamentare.

“Të bëhet ndërthurrja e protestës me shpalosjen e alternativës. Grupi i punës që do të ngrihet për arsimin e lartë, do të jetë për çdo fushë kryesore, për pensionet, për shëndetësinë, për investimet, etj. Të nisim punën, sepse mund të jemi me zgjedhjet mbrapa dere. Nuk kemi pse të harxhojmë asnjë minutë”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Pika e dytë që do të diskutohet nga demokratët është ngritja e shtabeve të punës dhe pika e tretë është propozimi për shkarkimin nga funksionet dhe antaresia e Myslim Murrizit, për shkeljen e vendimit të grupit parlamentar, kryesisë dhe Këshillit Kombetar të PD për djegien e mandateve.

Partitë opozitare dorëzuan dje mandatet e deputetëve si veprimin e fundit ndaj një Parlamenti që, sipas tyre, nuk është vullnet i qytetarëve por i ndikimit të bandave kriminale që kanë manipuluar zgjedhjet. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të bëjë të mundur organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Facebook Comments

MineralHygienics.com