May 4, 2024

Basha mbledh krerët e degëve në Tiranë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur mobilizimin e strukturave organizative në Tiranë, lidhur me “valën” e paralajmëruar të protestave para godinës së parlamentit.

Sot në orën 17.00 është parashikuar që kryedemokrati Basha të zhvillojë një takim me krerët e degëve të Tiranës.

Në mbledhje pritet të diskutohet për sezonin e protestave të planifikuara nga PD, që pas vendimit për ‘djegien’ e mandateve nga opozita e bashkuar.

Protesta e radhës pritet të zhvillohet këtë të enjte në orën 10.00, paralel me nisjen e punimeve të seancës plenare.

Facebook Comments

MineralHygienics.com