November 23, 2024

Ambasadori i Norvegjisë, si homologët e tij

Njësoj si ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca e deputeti gjerman Florian Hahn, edhe Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad shprehet se opozita dhe mazhoranca duhet që të dialogojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për ngërcon e krijuar.

“Opozita duhet të jetë në Parlament. Mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë një zgjidhje nëpërmjet dialogut.Politika duhet të gjejë një zgjidhje për situatën politike para Qershorit kur vendet e BE të marrin një vendim për negociatat” nënvizon ambasadori i Norvegjisë në intervistën dhënë për gazetaren e Ora News Fjorela Beleshi.

Me vendimin për djegien e mandateve nga opozita, ndërkombëtarët kanë reaguar duke kërkuar zgjidhje për situatën politike.

Facebook Comments

MineralHygienics.com