November 21, 2024

Pas dorëzimit të mandatit/Basha paralajmëron protesta në mbarë vendin

Pas dorëzimit final të mandatit të deputetit në Kryesinë e Kuvendit, kreu i PD, Lulzim Basha paralajmëron protesta në mbarë vendin.

Gjatë fjalës së tij në mbyllje të protestës së sotme në selinë e PD, Basha u kërkoi mbështetësve që të bëhen gati për një valë tjetër protestash pasuese nga Tirana e në rrethe.

“Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, Korçë, Elbasan, Durrës, Tropojë, Dibër, Sarandë, anë e mbanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, fitore”, u shpreh Basha, i cili e mbylli fjalën e tij me himnin e flamurit.

Kujtojmë se protesta e u zhvillua e qetë dhe nuk u shënua asnjë incident, ndryshe nga ç’kishte paralajmëruar policia e shtetit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com