December 23, 2024

Lulzim Basha për “Associeted Press”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur për median prestigjozë “Associeted Press” se opozita do ta vazhdojë betejën në mbrojtje të demokracisë në Shqipëri.

“Opozita parlamentare ka vendosur unanimisht të djegë mandatet parlamentare dhe sot është dita që do të depozitojmë këtë akt të paprecedent me qëllim ndarjen nga një parlament që nuk është produkt i votës së popullit, por është produkt, siç është ekspozuar nga biseda të përgjuara të publikuara nga media ndërkombëtare, i krimit të organizuar në bashkëpunim të hapur me qeverinë aktuale.

Ne tani do të udhëheqim një betejë civile, paqësore e demokratike për të rivendosur legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri”, tha për AP, Basha para fillimit të protestës paqësore të ditës së sotme që zgjati rreth 3 orë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com