May 3, 2024

Ja si u ndje kur mori vesh se mamaja e saj vuante nga kanceri i gjirit

Betejën me kancerin e gjirit, Vera Ora, mamaja e Ritës e ka kthyer një fushatë të madhe sensibilizuese për të gjitha vajzat e gratë në gjithë botën që vuajnë nga kjo sëmundje, apo e kanë kaluar atë.

Vera, para disa ditësh ka publikuar dhe foto nga ceremonia që i dedikohet fondacionit që mbështet gratë me kancer gjiri dhe bënë edhe prezantimin e rroba banjove për këtë kategori pacientesh dhe të mbijetuarash.

Gjithashtu, përmes një videoje, Rita Ora ka treguar se si e ka përballuar ajo lajmin kur mori vesh se mamaja e saj po përballej me kancerin e gjirit, tashmë sëmundjen e shekullit.

“Kur mami më tregoi se ishte sëmurë me kancer gjiri, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. Kam qenë rreth 13-14 vjeçe kur ajo u diagnostikua. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja se sa  e vështirë ka qenë për të, të rriste tre fëmijë, te linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime dhe që është duke e treguar këtë eksperiencë me të gjithë ju. Nuk mund t gjeni ambasadore më përfekte.”

Facebook Comments

MineralHygienics.com