April 26, 2024

Çfarë thotë ora jonë biologjike për ushqimet

Jo  çdo orë është e përshtatshme për të ngrënë ushqimet tuaja të preferuara. Më përpara kemi cituar se të konsumosh ushqime pas orës 7 të darkës nuk ishte e shëndetshme. Atëherë lind pyetja se kur është momenti i duhur për të konsumuar ato që ne duam më shumë?

Më poshtë paraqitet një guidë që tregon oraret më të përshtatshme për një ushqyerje sa më të shëndetshme.

06:00-07:00 Ujë

Të çohesh herët në mëngjes është shumë e rekomanduar nga mjekët, sepse në këtë mënyrë aktivizohet ora biologjike. Gjëja më e mirë që mund të bësh sa hap sytë është të pish minimumi një gotë me ujë. Kjo dehidraton jo vetëm trupin , por edhe mendjen. Studime të shumta kanë treguar se personat që pinë ujë direkt sa çohen kanë një jetëgjatësi mesatarisht 2.5 vjet më të lartë.

07:10-MËNGJESI

Ky moment i ditës është perfekt për të skuqura

Të kesh një mëngjes të herët ndihmon në fillimin e punës së shpejtë të metabolizmit dhe kjo ndalon dëshirat e nevojat për ushqime të shpejta midis vakteve. Ky moment është gjithashtu momenti më i duhur për të skuqura. Nëse yndyrat konsumohet herët në mëngjes, për trupin është punë më e lehtë t’i harxhojë ato gjatë ditës, se sa po të konsumohen gjatë orëve të vona.

Nuk është e thënë të hani të skuqura, por ajo që është kryesorja është që të mos e kapërceni vaktin. Rreziku nga ataku në zemër rriten me 27% tek ata persona që nuk konsumojnë mëngjes.

09:00-10:00 – Koha për çokollata

Ky është momenti ideal për të ngrënë çokollata ose ushqime të tjera të ëmbla. Sipas specialistëve, një çokollatë në këtë periudhë kohore ndihmon trupin që të mos ketë nevojë për sheqerna gjatë gjithë pjesës së mbetur të ditës, si dhe rrit përqendrimin.

10:00 – Kafe

Kur çohemi në mëngjes, gjëja e parë që trupi ynë kërkon është kafeja. Kjo është dhe gjëja e vetme që nuk duhet të bëjmë. Të pish kafe ose çaj direkt sa zgjohesh rrit tolerancën nga kafeina, sepse ajo zëvendëson kortizolin, lëndën natyrale që trupi prodhon për t’u zgjuar, të cilën ne të gjithë duhet ta krijojmë vet dhe jo ta marrim të gatshme.

Pra, koha më e mirë për kafeinë është midis orës 10 dhe mesditës. Për ata qe duan të kenë një efekt më të plotë, ora më e përshtatshme do ishte ora dy e drekës.

10:30-11:00 Djathë

Produktet e jetës së përditshme që kanë përqindje të lartë të yndyrës kanë një reputacion të keq për shëndetin, por studime të fundit kanë nxjerrë se t’i konsumosh këto produkte gjatë orëve të para të ditës ka shumë dobi.

Djathi është i pasur me kalcium dhe proteina që ndihmojnë në rritjen dhe rigjenerimin e muskujve. Pra, një pjesë e mirë djathi do ishte shumë e shëndetshme për organizmin, pasi ndihmon në lëvizje. Nuk këshillohet të konsumohet para gjumit sepse shkakton parehati në aparatin tretës.

11:30 – Fruta

Edhe pse mendohet se frutat janë të mira të konsumohen në çdo kohë , ky është orari që ata mund të jenë të dobishme. Frutat kanë përqindje të larta sheqeri dhe i sigurojnë trupit shumë energji, si dhe ndihmojnë në çlirimin e energjisë negative.

Frutat kanë pak kalori, por janë shumë voluminoze, gjë që do të thotë se do t’ju ngopin dhe do ndalojnë dëshirat për ushqime të shpejta.

12:30 Dreka

Sa më shpejt të hani drekë, aq më mirë është. Kur e pret së shpejti se do hash bukë, ka më pak gjasa të tundohesh duke blerë gjëra të pashëndetshme. Zgjedhja më e mirë do të ishin mishi dhe proteina të ndryshme, duke qenë se nga këto lloj ushqimesh merren sasitë e duhura të energjisë për pjesën e mbetur të ditës.

13:00-14:00 Banane

Nëse të pëlqen të hash diçka pasdite, sa më shpejt aq më mirë do të ishte. Zgjedhja e duhur do të ishin bananet. Banania është një frut i pasur me vitamina. Ngrënia e saj do t’ju ndalojë dëshirën për të blerë diçka pasdite, si dhe ndihmon shumë në procesin e tretjes.

18:30 Darka

Studimet e fundit tregojnë se nëse nuk doni të keni probleme me shëndetin, kryesisht me zemrën, atëherë nuk duhet konsumuar darka pas orës 19:00.

Idealja do të ishte të konsumoheshin ushqime si gjeli i detit, të cilat përmbajnë një lloj të veçantë aminoacidi që ju ndihmon të flini gjumë .

21:00-22:00 Qumësht

Nëse e keni të pamundur të flini gjumë pa konsumuar diçka, pini një gotë me qumësht të ngrohtë. Ai përmban enzima që qetësojnë trupin dhe ndihmojnë për gjumin. Përmban gjithashtu kalcium i cili gjatë natës forcon dhembët dhe kockat. Kjo do të thotë se, kur të ngriheni në mëngjes, do të jeni më shumë se gati për të filluar një ditë të re.

Facebook Comments

MineralHygienics.com