December 22, 2024

Tortë me bajame

Kur është fjala për bajamet, nuk ka mundësi të mosprovosh dhe këtë recetë torte.

Përbërësit:

* 16 vezë
* 390 g sheqer
* 125 g bajame të bluara
* 120 g miell
* 2 qese sheqer vaniljeje
* 5 dl qumësht
* 1 margarinë
* 100 g bajame të copëtuara

Përgatitja: 

Tundni tetë të bardhë të vezëve dhe ia shtoni 70 g miell. Tundni gjashtë të verdhë të vezëve me 180 g. sheqer, ia shtoni bajamet e bluara dhe në të e qitni masën e tetë të bardhëve të vezëve.

Piqeni në tepsi të lyer me vaj dhe të pluhurosur me miell për rreth 40 minuta në 180 gradë.

Tortën e pjekur nxirreni nga tepsia, ftoheni dhe e preni përgjysmë.

Për mbushje tundni 10 të verdhë të vezëve me sheqerin e mbetur, ia shtoni miellin e mbetur, sheqerin e vaniljes dhe 1 decilitër qumësht të ftohtë.

Përziejeni derisa të fitoni një krem pa droçka, ndërsa e vloni pjesën tjetër të qumështit. Në qumështin e vluar i përzini të verdhët e vezëve të përgatitur dhe i zieni derisa mbushja të bëhet e dendur.

Veçmas e tundni margarinën dhe ia shtoni mbushjes së ftohur.

I lyeni petët, tërë tortën, lyejeni edhe në pjesën e jashtme, ndërsa zbukurojeni me bajame të copëtuara.

Facebook Comments

MineralHygienics.com