December 23, 2024

Shoqërohet në komisariat gjyqtari që lehtësoi dënimin e Dritan Dajtit

Shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës gjyqtari Skënder Damini.

Bëhet fjalë për njërin prej 3 gjyqtarëve që vendosën të pranojnë gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, e duke e shpëtuar atë nga dënimi i përjetshëm, për vrasjen e katër efektivëve në Durrës.

Pas kontrollit të imtësishëm mëngjesin e sotëm në banesat e tre gjyqtarëve nga policia dhe Forcat Speciale, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, mësohet se në banesën e gjyqtarit Damini janë gjetur një armë zjarri pa leje dhe municione luftarake.

Për këtë arsye ai është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime.

Po ashtu, mësohet se kontrolle janë ushtruar në dy banesat e gjyqtarit Damini, një në Tiranë dhe një në Vlorë.

Nga ana tjetër operacioni po vijon edhe në banesat e dy gjyqtarëve të tjerë, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla. Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com