December 23, 2024

Raporti i “Save the Children”

Në raportin e ri të publikuar nga “Save the Children” rezulton se rreth 1 në 5 fëmijë jeton në zonat e prekura nga konflikte të armatosura dhe luftra.

Rreth 420 milionë fëmijë jetonin në zona konfliktesh në vitin 2017, duke shënuar kështu një numrin më të madh të fëmijëve të rrezikuar nga luftërat në të paktën 20 vitet e shkuara.

Fëmijët kanë qenë më të rrezikuar nga konflikti në Afganistan, Jemen, Sudanin Jugor, Republikën e Afrikës Qendrore, Republikën Demokratike të Kongos, Siri, Irak, Mali, Nigeri dhe Somali.

Raporti i “Save the Children” nënvizon se një arsye përse është shënuar kjo rritje e numrit të fëmijëve që jetojnë në zonat e konflikteve është se lufta moderne ka ndryshuar vijat e frontit me luftimet në zonat urbane, në mes të popullatës civile, që janë gjithnjë e më të shpeshta dhe me mosrespektimin e rregullave ndërkombëtare.

Facebook Comments

MineralHygienics.com