May 18, 2024

PDIU reagon ndaj Erion Veliajt: Është shpejt të sillesh si kryeministri

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas vendimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për të shkarkuar përfaqësuesit e kësaj partie në bashkinë e Tiranës. Duke e konsideruar shkarkimin e nënkryetares Kozeta Mesiti si hakmarrës dhe qesharak, sepse iu bashkua protestës së opozitës, PDIU shpreh keqardhjen për 12 mijë votat e saj që kanë shkuar në mbështetje të Veliajt.

Në fund të reagimit, PDIU paralajmëron Veliajn se është shpejt të sillet si kryeministri Edi Rama.

Reagimi i plotë i PDIU-së:

Vendim hakmarrës e qesharak i Erion Velisë. E drejta për të protestuar në ditë pushimi, është e drejta e çdo qytetari që ka lindur para Lali Erit, që mendon që nënkryetaren e Bashkisë dhe një grusht të mbeturish të punësuar në bashki i ka peng…

Keqardhje për 12 mijë votat dhe 3 këshilltarët e PDIU-së që e kanë mbështetur deri më sot.

Bashkia është e qytetarëve dhe jo e partisë.

Erion Veliaj është shpejt të sillesh si Kryeministri…!

Facebook Comments

MineralHygienics.com