November 24, 2024

“Paralizohet” aksi Tiranë-Durrës një ditë para protestës

Trafik i rënduar dhe radhë të gjata dominojnë prej orëve të mëngjesit të sotëm autostradën Tiranë –Durrës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se që prej ditës së djeshme nisin punimet për ndërtimin e dy  tombinove në segmentin rrugor Tiranë – Qafë Kashar (kthesa Rinas), për ndërtimin e pusetave hyrëse dhe dalëse të portaleve të tombinove.

Kjo ka bërë që përgjatë këtij aksi trafiku të rëndojë lëvizjen e automjeteve, siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga ‘news 24’.

Katër korsitë e lëvizjeve janë të bllokuara me mjetet në trafik, si pasojë e punimeve.

Piku i trafikut pritet të jetë në orën 14.00-16.00 kur lëvizja është edhe më e madhe, ndërsa kjo situatë është krijuar një ditë para protestës së paralajmëruar e opozitës së bashkuar në Tiranë, me pjesëmarrje masive edhe nga rrethet e vendit.

ARRSH ka njoftuar dy ditë më parë se punimet do të vijojnë deri në datë 19, ndërsa për ditën e nesërme nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar nëse do të ketë pezullim të përkohshëm, apo jo, për faktin se aksi Tiranë-Durrës është një nga rrugët kryesore që protestuesit që vijnë nga rrethet.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com