December 23, 2024

Nishani i shkon në zyrë Lulzim Bashës

Një ditë pas vendimit unanim se PD do të djegë mandatet parlamentare, kreu i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu.

Mësohet se Nishani është drejtuesi i Këshillit Kombëtar dhe ky organ është i fundit që pritet të miratojë vendimin përfundimtar të deputetëve të PD për djegien e mandateve.

Kujtojmë se dje, Nishani e ka mbështetur iniciativën e Grupit të PD, kur tha: “Opozita ka ndërmarrë sot një hap që sakrifikon një privilegj nominal të përkohshëm siç është mandati i deputetit por që po investon dhe angazhohet në shërbim të një interesi madhor për të nesërmen e çdo shqiptari pavarësisht se çfar statusi ka në shoqëri, rend institucional, besim religjoz apo përkatësi partiake.
Opozita me këtë akt të përgjegjshmërisë më të lartë nis të udhëheq një poçes që për alternativë të vetme ka një Shqipëri të nesërme pa banditë e trafikantë në Parlament, pa vrasës e gangsterë në administratën shtetërore.
Një Shqipëri ku detyrën, sjelljet, të drejtat, detyrimet e gjithsecilit i përcakton, rregullon, mbron e gjykon ligji dhe Kushtetuta jo Kryeministri dhe të fortët përreth tij”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com