Një nga stilistët më të famshëm në botë ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 85 vjeçare.
Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Paris, shkruan BBC.
Stilisti gjerman që krijoi shtëpinë e modës ‘Chanel’ ishte një nga njerëzit që punoi deri në vdekjen e tij.
Lagerfeld gjithashtu krijoi edhe markën e famshme të rrobave ‘Fendi’.
Stilisti i famshëm kohët e fundit ishte i sëmurë dhe nuk kishte marrë pjesë në shumë sfilita mode.