December 23, 2024

Kontrolli në banesat e gjyqtarëve, konfirmon policia

Policia e Shtetit reagon përmes një deklarate për mediat, lidhur me kontrollin e ushtruar prej mëngjesit të sotëm në pesë banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin ndaj Dritan Dajtit.

Në reagim, policia konfirmon se kontrollet në banesat e tyre vijojnë, ndërsa deri tani janë gjetur  një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Njoftimi:

Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.

Facebook Comments

MineralHygienics.com