Ky gatim është tipik për këtë stinë, shumë i shijshëm për shkak të përbërësve të ndryshëm që përdoren
Përbërësit:
– 500 gramë mish nga kofsha e viçit, – 2 qepë të kuqe, – 150 gramë karota, – 20 ml vaj, – 250 gramë domate të grira, – një lugë të vogël spec të kuq djegës të bluar, – ½ lugë hajvar, – 1 thelb hudhre, – ½ speca të vegjël djegësi, – 1 lugë e vogël koncentrat domateje, – ½ luge qull mielli, – një lugë majdanoz, – kripë, – piper.
Përgatitja:
Në vaj fërgoni mishin e viçit, të prerë në kube të vogla. Shtoni qepën e grirë dhe karotën.
Marinoni rreth 5 minuta, hiqni nga zjarri dhe përzieni koncentratin e domates, specin e bluar dhe hudhrën.
Ktheni sërish në zjarr, shtoni specin djegësi dhe domaten, qitni kripë dhe piper.
Shtoni 8 dl ujë dhe zieni të mbuluar me kapak rreth 50 minuta, derisa mishi të zbutet.
Sipas nevojës shtoni ujë. Qullin e miellit tundeni në pak ujë të ftohtë dhe përzieni në supë.
Zieni pak, shtoni havjarin dhe qitni majdanozin e grirë.
Ju bëftë mirë