November 25, 2024

Jeta dhe stili i Grida Dumës

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në emisionin “My Living” në Vizion Plus ajo ka treguar se si është Grida jashtë politikës, jeta dhe stili.

Në intërvitstën e saj, Grida tregon se në punë merr bukë me vete dhe nuk ka stiliste por vetëm rrobaqepëse. Ndërsa ka çuditur me përgjigjen se gjëja më e shtrenjtë e saj është: vetja.

Pjesë nga intervista:

Djali është një arsye shumë e fortë që ti të kthehesh herët në shtëpi.
Ka filluar të shkojë mbasdite në palestër dhe not, kështu që ai vjen më vonë se unë. Ka patur dy apo tre elementë që tregonon që po vinte elementi i pavarësisë së atij. Shkoi një ditë te shtëpia e një shoku, për të cilin është shumë i gëzuar sepse e ka të ri, Dejvid. U kthye nga aty dhe kishte prerë flokët në një model tjetër. Po e shikoj që kishte prere floket i them “ ëoë”. “Cfarë ke mam?  Nuk patëm asnjë pavarësi në vendosjen e emrit, tani me ler të mbaj flokët si dua.”  Kur do pavarësi të respekton dhe ty, është shumëi kujdesshëm në mbajtjen e këtyre balancave. Kështu ka filluar të vijë pak më vonë, sepse është fiks në moshën që ka qejf të shkojë në palestër, të ndjejë veten mirë. Është një djalë që e kupton që kjo është pjesë e rëndësishme. Gjëndja fizike është më shumë se gjysma e të qënurit mirë. Nuk ka të bëjë me të qënurin i bukur apo jo, por ka të bëjë me një lloj sigurie dhe vetëkënaqësië që të jep.

E kam kuptuar që veshja është e rëndësishme për ty. I bën vetë blerjet apo ke një stilist që kujdeset për imazhin tënd ?
Unë kam një zonjë rrobaqepëse, mos ta quajmë stiliste sepse duket sikur i largohemi realitetit të Shqipërisë. Ajo kujdeset dhe është e vjetër në profesionin e vet dhe e bën punën me shumë kënaqësi me mua. Unë kam një stil, nuk leviz shumë nga kjo, dhe si thuhet në zhargon kam gjetur rehat me këtë logjikë.

Pra veshjet e tua janë të qëpura
Po shumica e veshjeve të mia janë të qepura.

I ideon ti?
Ka ardhur puna Bruna, që ajo më dërgon nëëhatsapp dy tre copa që ajo ka gjetur duke me pyetur nëse me pëlqejnë dhe unë i thëm ta bëjë vetë si di ajo dhe mos më pyesë më fare. Kjo nuk do të thotë që unë nuk blej. Une ofendohem nga tendenca për të blerë gjëra shtrenjtë . Unë jam e bindur që shumica e njerëzve më kuptojnë kur them tregu të blen ose e blen. Nuk është çështja për të thënë a kam apo skam se kyështë një diskutim që secili e ka relative. Porune mendon që një njeri i fisëm është ai që blen mençur. Pra nuk të blen tregu ty, por ti blen një gjë që të shërben.

Cilat janë pasione e tua?
Noti është dicka që më mungon shumë. E di shumë mirë që duhet të shkoj në palestër. E di shumë mirë që do na vlente secilit që dhe e nesërmja të fillonte me energji tjetër. Do të doja shumë të kisha mundësi të ecja një orë, gjysëm ore.

Të pëlqen tëgatuash?
Më pëlqen gatimi im. Nuk më pëlqen të ha në restorant dhe të më gatuajnë të tjerët.

Se nga profili profesional duket sikur porosisni në zyrë.
Ndodh që porosisim në zyrë. Unë jam kthyer te koncepti i shëndetshëm. Nuk është çeshtje reklamimi. Të marrësh pak ushqim me vete nga shtëpia. Nuk ka rëndësi nëse e e gatuar apo është një tost sipas stilit tënd. E ke bërë vetë dhe të shijon në mënyrën tënde.  Përpiqëm të heq gjalpin, meqe po flasim për stil jete. Kudo që ti shkon të porosisësh këtë,  nuk ja thua dot dikujt,përdor këto elemente të caktuara, se dhe  e ofendon. Ky kthimi tek gjërat që merren me vete më pëlqen shumë dhe e shikoj si një mënyrë për të qënë në një formë normale. Të ngrënit shpesh dhe pak. Mund të mbaj një gjë nëçante  dhe kur kuptoj që ka ardhur momentin të konsumoj një gjë sepse e kërkon stomaku, e konsumoj.

Nuk del pa mëngjes nga shtëpia?
Jo nuk dal dot më, më dhemb koka jashtëzakonisht shumë. Kjo nuk ndodhte 7-8 vite përpara.  Njeriu me kohën e kupton që duhet të ketë nje regjim. Ka tjetër energji që në mëngjes dhe jo kafen në mëngjes të parën. Une mendoj që në jetën tonë vuajmë nga disa gjëra të vogla që nëse i bëjmë më mirë do të kemi më shumë kënaqësi.

I përgatit vetë ?
Një tost fare të thjeshtë, vaj ulliri me pak djathë të bardhë qëështë gjëja më e mirë për stomakun në momentin që ti nuk ke mundësi të hash drekë apo gjëra të tilla.

Cila eshte lumturia
Sfida

Personi që admironi me shumë?
Steven Spielberg . Ai bën realitet ëndrrën, ka bashkua filozofinë me relaitetin, ka realizuar endrrat e të gjthëve.

Tipari që nuk të pëlqen te vetja?
Që nuk pranoj anjë dobësi.

Po te të tjerët ?
Ankimimin, këta njerëz që thonë që kjo nuk bëhet.

Dashuria më e madhe e jetës tuaj?
Jeta vetë.

Gjëja më e shtrenjtë?
Vetja.

Mjerimi mëi madh te një person?
Kur fillon e luan të tjerët. Roli që mund të luajmë më mirëështë ai i vetes. Kur mendon që për të qënëi suksesshëm duhet të kopjojmë dikë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com