December 23, 2024

Garda njoftim gazetarëve: Ejani me maska

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash për protestën e opozitës e parashikuar të zhvillohet nesër para godinës së Parlamentit.

Siç raportohet në ‘news 24’, është parashikuar që shpërndarja e policëve të bëhet thuajse njësoj si në protestën e 16 shkurtit. Kështu, rreth 1000-1200 policë do të zbarkojnë në bulevardin ‘Dhan Dark’. Në resht të parë pritet të vendosen forcat e rendit dhe “Shqiponja’, ndërsa në rast dhune do të ndërhyjnë edhe FNSH-ja.

Ndërkohë, godina e Parlamentit do të ruhet nga Garda e Republikës dhe nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të gazit lotsjellës në raste përplasjesh.

Kjo për faktin se policia, ashtu si edhe mediat janë njoftuar nga Garda të pajisen me maska dhe elementë mbrojtës ndaj gazit lotsjellës, çka nënkupton urdhrin për përdorimin e tyre nga policia.

Facebook Comments

MineralHygienics.com