Ish-zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi është bërë nënë për herë të dytë.
Ndonëse lajmin e shtatzënisë së dytë Laura e ka mbajtur të fshehtë gjatë gjithë kësaj kohe, së fundmi është konfirmuar se ish-zëdhënësja e zyrës së shtypit në Partinë Demokratike ka sjellë në jetë një fëmijë të dytë.
Lajmin e bën të ditur revista ‘Who’ se juristja Vorpsi dhe biznesmeni Theodhori Cami tashmë janë bërë prindër edhe të një djali.
Ata janë prindër edhe të një vajze me emrin Krisa dhe është rreth 2 vjeç.