December 23, 2024

Edi Rama për “Corriere della Sera”: As dorëheqje, as zgjedhje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ‘Corriere della Sera‘ është shprehur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Nëse ka ndonjë gjë, është një krizë e thellë e opozitës që nuk është në gjendje të sfidojë qeverinë politikisht. Kjo pakicë është më e dobët se në zgjedhjet e vitit 2017: nëse do të votonim nesër do të merrnin më pak vota”, është shprehur ai.

Ndërsa, sipas kryeministrit, pasoja e protestës së opozitës ishte shkatërrimi i kërputhës së instaluar para Kryeministrisë.

“E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës ishte t’i japë Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë që e kisha instaluar në oborrin e ndërtesës së qeverisë “, është shprehur Rama.

Pjesë nga intervista:

Por opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike ka akuza shumë të rënda ndaj jush për mashtrim zgjedhor, korrupsion. Ai thotë se ju jeni i lidhur me krimin e organizuar.

Rama: As nuk i përgjigjem këtyre akuzave. Unë jam i shqetësuar vetëm sepse kjo politikë e hedhjes së baltës nuk i ndihmon ata dhe as vendin. Shpresoj që sa më shpejt që të jetë e mundur të vënë arsyen mbi këtë dëshpërim.

Opozita bën thirrje për dorëheqjen e tuaj. Çfarë do të bëni?

Rama: As nuk mendoj. Kam pasur një mandat të qartë nga populli, kemi një shumicë të qartë në Parlament dhe në fund kam një detyrim ndaj qytetarëve të mi. Unë nuk jam i detyruar të ndjek kërkesat e pakicës parlamentare. Detyrimi i vetëm është kontrata me popullin shqiptar që na dha votën për të qeverisur.

Pra, pas asaj që ndodhi të shtunën, sipërmarrësit italianë dhe të huaj nuk duhet të kenë frikë nga asgjë?

Rama: Jo. E vetmja gjë që ka bërë protesta e opozitës ishte t’i japë Shqipërisë një imazh negativ me një dhunë absurde, por me një rezultat zhgënjyes. Pasoja e vetme konkrete ishte shkatërrimi i një vepre arti, një kërpudhë që e kisha instaluar në oborrin e ndërtesës së qeverisë.

Facebook Comments

MineralHygienics.com