December 23, 2024

Donika Prela kandidon në SPAK

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela ka aplikuar për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Një ditë para skadimit të afatit për kandidatët, Prela është bërë pjesë e listës së kandidatëve.

Pavarësisht denoncimeve nga PD se është përgjuar në dosjen “339” teksa ka komunikuar me kreun e bandës së Avdylajve nga Shijaku, Astrit Avdylaj në kohën kur drejtonte Prokurorinë e Durrësit, apo ndonëse u konstatuan problematika sa i takon blerjes së dy apartamenteve dhe pagës së padeklaruar të bashkëshortit, e vënë në dukje ehde përfaqësuesi i ONM, Prela është konfirmuar nga KPK dhe ka kaluar “rrjetën” e vettingut.

KPK sqaroi se pas verifikimeve të kryera nga trupi gjykues, pas denoncimeve të PD, nuk kishte indicie të mjaftueshme që të hapej hetimi administrativ ndaj Prelës.

Kandidatët që duan të bëhen pjesë e SPAK duhet të kenë kaluar procesin e vetting-ut, si dhe të miratojnë një kontroll të imtësishëm për familjarët e tyre. Edhe pse shumë prej këtyre prokurorëve e kanë kaluar procesin e vetting-ut, akuzat ndaj tyre nuk kanë munguar. Për këtë arsye, KLP kërkon të rrisë numrin e kandidaturave që ngritja e KLP-së të mos cenohet nga përjashtimi i ndonjë kandidati në procesin e dytë të rivlerësimit.

Lista e 21 kandidatëve për SPAK:

Vate Staka

Dorina Bejko

Arben Kraja

Vladimir Mara

Dritan Prençi

Doloreza Musabelliu

Eugen Beci

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Anton Martini

Besnik Muçi

Besim Hajdarmataj

Shkëlzen Cena

Klodian Braho

Behar Dibra

Enkeleda Osmani

Altin Dumani

Enkeleda Millonai

Elida Kackini

Donika Prela

Maksim Sota

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com