May 18, 2024

Djegia e mandateve të deputetëve, cilat janë dy variantet e LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të marrë vendimin për djegien ose jo të mandateve të deputetëve menjëherë pas propozimit dhe vendimit që do të marrë PD.

Gazeta ‘panorama’ shkruan se nuk e përjashtojnë dorëzimin e mandateve të deputetëve të saj. Të njëjta burime shtojnë se nuk përjashtohet edhe një tjetër lëvizje e LSI, bojkoti total i Kuvendit, megjithatë do jetë kryesia e LSI ajo që do të vendosë se cili do të jetë varianti më i mirë për të vështirësuar marrëdhëniet e qeverisë me Parlamentin.

Pak minuta pasi kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se do t’i propozojë Grupit të PD dhe organeve më të larta vendimmarrëse për djegie mandatesh, reagoi në rrjetet sociale edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Ajo reagoi shkurtimisht duke shkruar: Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma”.

Nga ana tjetër, edhe aleatët e Bashës Agron Duka i PAA dhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së mbështetën propozimin e PD për djegien e mandateve.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com