May 18, 2024

Der Standard: Shumë arsye për të protestuar kundër qeverisë në Tiranë

Protesta e opozitës organizuar të shtunën është komentuar nga gazeta më e madhe austriake ‘Der Standard’. Me titullin: “Shumë motive për të protesuar në kundër qeverisë në Tiranë, gazeta shkruan se tubimi ishte përgjithësisht paqësor dhe se njerezit janë të zgjënjyer me qeverisjen gjashtë vjeçare të kryeministrit Edi Rama.

“Demonstrata e së shtunës ishte vetëm pika kulmore deri më sot për protestat shumëmujore të grupeve të ndryshme shoqërore kundër sjelljes arbitrare të zyrtarëve të administratës shtetërore. Në muajt e shkuar ishin studentët të cilët dolën rregullisht në rrugë kundër tarifave të larta dhe kushteve të padurueshme në konvikte. Një tjetër lëvizje proteste lindi për shkak të projektit të ndërtimit të një autostrade të re në qytet [i referohet projektit te Unazes se Re].

Kjo sepse për ndërtimin e unazës rretheqark qytetit duhet të shemben ndërtesa ekzistuese. Rreth 300 familjet e prekura nga ky projekt ankohen që nuk do të marrin kompensim të mjaftueshëm financiar. Për këtë arsye ata për javë të tëra bllokuan rrugët në Tiranë. Artistë dhe aktivistë protestuan kundër shembjes së planifikuar të Teatrit Kombëtar në zemër të qytetit. Planet për Teatrin e ri Kombëtar shkaktuan kritika, demonstruesit u ankuan që kriteret për zhvillimin e tenderit të hapur nuk ishin zbatuar”, shkruan ndër të tjera ‘Der Standard’.

Gazeta raporton edhe për qëndrimet e kryeministri Rama pro ndryshimi të kufijve të Kosovës, tezë që sipas gazetes nxitet nga një pjesë e administratës Trump dhe disa lobist europian. “Ditmir Bushatin e shkarkoi sepse ishte pikërisht kundër ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi; që do të shkelte Kushtetutën e Kosovës dhe bie ndesh me planin e Ahtisarit”.

Në fund, gazeta paralajmëron se hapja e negociatave në Qershor është në dyshim, pasi Franca dhe Hollanda janë rreptësisht kundër zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Facebook Comments

MineralHygienics.com