November 24, 2024

Boja në fytyrën e Ramës zgjidhet foto e javës në ‘Reuters’

Prestigjozia ‘Reuters’ ka zgjedhur si foto të javës një nga momentet më pikante të seancës së shkuar në Parlamentin shqiptar, atë të spërkatjes me bojë të kryeministrit Edi Rama nga nënkryetari i PD, Edi Paloka.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama reagon pas bojës së hedhur prej tij nga anëtarët e opozitës gjatë sesionit parlamentar në Tiranë, Shqipëri, 14 shkurt”, sqaron në përshkrimin e fotos ‘Reuters’.

Pas këtij akti Paloka u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi, ndërsa në një prononcim për gazetarët Paloka tha se nuk ishte hakmarrje e tij, “por hakmarrje e qytetarëve që vidhen.”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com