May 18, 2024

Banorët i zënë rrugën me protesta, Rama devijon udhëtimin

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar një takim sot me banorët e Pukës, por është detyruar të devijojë rrugën në aksin Lezhë-Shkodër.

Banorët e kanë bllokuar prej mëngjesit këtë aks në shenjë proteste, por eskorta e kryeministrit e ka devijuar rrugën, për të shmangur përballjen me banorët.

Siç duket edhe nga pamjet, makinat që shoqërojnë kreun e qeverisë kanë zgjedhur të kalojnë në një rrugë tjetër dytësore, ndërsa të pranishëm në protestë ka patur edhe forca të shtuara policore.

Facebook Comments

MineralHygienics.com